string(52) "unitedi-do-ti-shese-dy-yjet-e-ekipit-per-nje-sulmues"

Unitedi do t’i shesë dy yjet e ekipit për një sulmues

Sport

Gazeta Express

19/04/2025 10:12

Manchester United mund të jetë duke u përgatitur të shesë si Alejandro Garnacho ashtu edhe Antony te Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror të vitit 2025.

Ruben Amorim ka pranuar se skuadra e tij do të duhet të shesë disa lojtarë përpara se të mund të përballojë afrime të reja këtë verë, dhe Garnacho e Antony janë ndër yjet që pritet të largohen përfundimisht nga “Old Trafford” përpara sezonit të ri.

Lexo Edhe:

Antony ka lënë mbresa pas huazimit te Real Betis në janar, ndonëse Garnacho ka shënuar vetëm dy gola në 30 paraqitje të fundit, duke vazhduar vështirësitë nën drejtimin e Amorim.

Megjithatë, Atletico Madrid po i ndjek të dy lojtarët dhe mund të jetë gati të bëjë një ofertë të dyfishtë këtë verë, sipas “TBR Football”.

Garnacho kaloi shtatë vite në akademinë e Atletico Madrid përpara se të transferohej te Man Utd në vitin 2022, dhe Diego Simeone raportohet se është i etur ta rikthejë atë në Ëanda Metropolitano këtë vit.

Ndërkohë, gjigandët spanjollë po ndjekin nga afër edhe Antony që nga ardhja e tij në La Liga dhe janë gati të hyjnë në garë për firmën e tij pas paraqitjeve të mira te Real Betis.

Braziliani ka kontribuar me tetë gola në 16 ndeshje për klubin dhe, ndonëse Betis dëshiron ta transferojë përfundimisht këtë verë, nuk pritet të përballojë pagën apo çmimin që kërkon Man Utd.

Atletico Madrid raportohet se do të intensifikojë përpjekjet për të dy lojtarët e Man Utd në javët në vijim, ndërsa “Djajtë e Kuq” pritet të kërkojnë një shumë prej 100 milionë eurosh për të dy.

Nëse Man Utd arrin t’i shesë Garnacho dhe Antony për një shumë të tillë, kjo mund ta ndihmojë klubin të sigurojë objektivin kryesor të merkatos, Victor Osimhen.

Nigeriani pritet të largohet nga Napoli përfundimisht këtë verë, pas një periudhe huazimi te Galatasaray, dhe Old Trafford konsiderohet si një nga destinacionet më të mundshme.

Përveç Garnacho dhe Antony, TEAMtalk raporton se Man Utd mund të shesë edhe Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee këtë verë, pasi Amorim kërkon një rindërtim të madh të repartit të sulmit.

“Djajtë e Kuq” kanë shënuar vetëm 38 gola në 32 ndeshje të Premier League këtë sezon, me Hojlund dhe Zirkzee që kanë regjistruar vetëm nga tre gola secili në kampionat.