Astana e ka mposhtur 2-1 Manchester Unitedin në Europa League. “Djajtë e Kuq” rrezikojnë të zbresin ë pozitën e dytë nëse sonte AZ Alkmaar e mposhtë Partizanin e Beogradit…
Manchester United me fëmijë në formacion, pasi Solskajer kishte lënë yjet në shtëpi, nuk ia doli të marrë pikë në udhëtim te Astana, duke u mposhtur 2-1.
United e nisi mirë takimin duke shënuar për 1-0 në minutën e 10’, realizoi Jesse Lingard.
Derisa Unitedi kishte raste dhe nuk i shfrytëzoi, gjithçka ndryshoi në minutën e 55’ kur Dmitriy Shomko shënoi për 1-1, në aksionin e parë pasi Chong nuk shënoi në portën e zbrazur.
Kurse, pak minuta më vonë, në atë të 62’, Astan përmbysi gjithçka me autogolin e Di’Shon Bernard, për rezultatin përfundimtar 2-1.
Astana mori fitoren e parë në Europa League në Grupin L, derisa Unitedi vazhdon të jetë lider edhe pas humbjes.
Por, mund të humbasë pozitën e parë nëse sonte AZ Alkmaar e mposhtë Partizanin e Beogradit. /Gazeta Express/
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...