string(32) "unitedi-mposhtet-nga-nottinghami"

Sport

Gazeta Express

01/04/2025 23:12

Unitedi mposhtet nga Nottinghami

Sport

Gazeta Express

01/04/2025 23:12

Manchester United ka pësuar humbje 1-0 nga Nottingham Foresti në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Anthony Elanda, ish-lojtari i Djajve të Kuq, kaloi Forests në epërsi me asistimin e Yates.

Lexo Edhe:

Diogo Dalot kishte dy shanse të mira shënimi, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte ato.

Në minutën e 45+1-të, Morato i vendasve testoi Andre Onanan, por që kamerunasi ishte i vëmendshëm.

Pjesa e dytë ishte shumë e varfër, me dy skuadrat që nuk arritën të krijonin raste serioze për gol.

Kështu, Nottingham ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Pas javës së 30-të, Manchester United gjendet në vendin e 13-të me 37 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të takohen me rivalin lokal, Manchester Cityn.