Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, feston sot ditëlindjen.
E në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë si dhe vajzat e djemtë e programit.

Murati, i cili ka një pëlqim për të, ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqen të dy bashkë dhe shkruan shkurt: “Edhe 100”, duke e shoqëruar me një emoji me sytë zemra.

“Edhe 100 bukuroshe. Qëndro gjithmonë kështu, një shpirt i lirë dhe i pastër”, shkruan Ledjana krahas fotos së Sindit që ka postuar në “Instastory”.

“Sindi the Santa, uroj ta shijoj jetën ashtu siç shijoj unë miqësinë me ty”, ka shkruar Jasmina në “Instastory”-n e saj, ku ka postuar një foto të Sindit.

Gjithashtu edhe Antonela ka postuar një foto të Sindit dhe e uron: “Shumë urime për ty. Je person i mirë dhe me zemër të mirë! Tu plotësoftë çdo dëshirë që ke në zemër”.

Edhe Atdheu, i cili ka patur një takim me Sindin ka postuar në “Instastory” një foto teksa po vallëzojnë dhe krahas saj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen! Të uroj më të mirat” dhe një zemër të bardhë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...