Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit KFOR-it kryen patrullime në komunën e Klinës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
“Patrullimi është një aktivitet kyç që forcon praninë e KFOR-it, duke kontribuar në siguri dhe stabilitet me paanësi dhe respekt. Në linjë me këtë mision, paqeruajtësit mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke siguruar që ata janë gjithmonë të përgatitur dhe efektivë në të gjitha kushtet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i përsërit si zakonisht se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i kujton gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.