Usyk i gatshëm për luftë me Furyn - Gazeta Express
string(33) "usyk-i-gatshem-per-lufte-me-furyn"

Boks

Gazeta Express

02/12/2021 13:42

Usyk i gatshëm për luftë me Furyn

Boks

Gazeta Express

02/12/2021 13:42

Ditët e fundit është përfolur se boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, mund të heqë dorë nga revanshi me ukrainasin Oleksandr Usyk, në rast e i vjen një ofertë e mirë financiare.

Kjo do të hapte “dritën jeshile” e një dueli mes Usyk e boksierit tjetër britanik Tyson Fury, gjithashtu kampion bote në peshën e rëndë, ashtu si ukrainasi.

Ai që ka folur për këtë çështje është Alexander Krassyuk, menaxheri i Usyk, që tha: “Kemi dëgjuar që Joshua mund të heqë dorë nga revanshi për para, duke respektuar këtë Divizion për një unifikim të titujve kampionë mes Usyk dhe Fury.

Ai shtoi: “Jemi gati për këtë duel., Usyk është gati të përballet me Fury nëse Anthony Joshua heq dorë. Për ne nuk përbën asnjë ndryshim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement