Valencia i kërkon 70 milionë euro për Kondogbian - Gazeta Express
string(48) "valencia-i-kerkon-70-milione-euro-per-kondogbian"

Gazeta Express

10/04/2020 16:00

Valencia i kërkon 70 milionë euro për Kondogbian

Gazeta Express

10/04/2020 16:00

Klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë mesfushorin afrikan vetëm për këtë shumë parash

Valencia është e gatshme ta shesë Geoffrey Kondogbian, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, klubi spanjoll do të hiqte dorë nga mesfushori kualitativ vetëm për një shumë të kënaqshme parash.

Sipas mediumit “El Desmarque”, Bardhezinjtë do të hiqnin dorë nga 27 vjeçari vetëm për 70 milionë euro.

Interesim për ish-futbollistin e Interit kanë shfaqur klubet angleze, Tottenham e Everton.

Spurs e shohin Kondogbian si zëvendësues ideal të Tanguy Ndombele, i cili nuk ka arritur ta tregojë veten që kur u transferua nga Lyoni. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement