Kombëtarja e Shqipërisë nga ora 21:00 do të ndeshet, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve të Euro 2024.
Një fitore do t’i siguronte Shqipërisë kualifikimin historik, për në 1/8-ën e një Kampionati Evropian.
Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në rrugët e qytetit të Dyseldorfit ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruar, nga ABC News, këtë herë festa është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, me njërin prej tyre, që nuk ka ngurruar aspak dhe ka nisur të kërcejë me tifozët tanë./GazetaExpress/