string(85) "valon-murati-ne-hage-vizituam-sali-mustafen-dhe-fadil-fazliun-ishin-me-moral-te-larte"

Valon Murati: Në Hagë vizituam Sali Mustafën  dhe Fadil Fazliun, ishin me moral të lartë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 14:09

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka njoftuar për vizitat që ka zhvilluar në Hagë ku tha se takoi Sali Mustafën dhe dhe Fadil Fazliun.

“Dje e sot vizituam shokët tanë të idealit Sali Mustafën – Calin dhe Fadil Fazliun. Ata dhe shokët e tjerë ishin mirë e me moral të lartë”, tha ai.

Lexo Edhe:

Murati tha se “ky burg edhe njëherë dëshmon se sa e çmuar është liria jonë e sa sfida duhet ende të kalojmë që ta përmbyllim kapitullin e saj”.

“Cali, Fadili e shokët e tjerë që janë në Hagë janë dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë e vazhdimësisë së angazhimeve të popullit tonë për liri”.