Një deklaratë e fortë ka tronditur futbollin kosovar përpara ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës.
Gazetari Valon Rashiti, para ndeshjes me një postim në Facebook tha se kishte marrë informacione se kjo ndeshje mund të ishte e trukuar.
“Vetë njerëz të klubeve të Superligës më kanë thënë që Ballkani – Malisheva mund të jetë e trukuar,” u shpreh Rashiti sonte në emisionin sportiv Favorit.
Rashiti nuk përmendi emra konkretë, por theksoi se informacionet i ka marrë nga burime të brendshme të vetë klubeve pjesëmarrëse në Superligë, duke ngritur dyshime serioze mbi integritetin e garës.