string(110) "valon-syla-deputetes-se-ldkse-doarsa-harry-potterka-kica-kishe-po-na-bjen-dicka-ma-strategjike-3shi-i-rikthyer"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 21:59

Valon Syla – deputetes së LDK’së: Doarsa Harry Potterka Kica, kishe po na bjen diçka ma strategjike 3shi i rikthyer

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 21:59

Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, e cila ka tha se LDK-në po e sulmojnë tri grupe, e në grupin e dytë janë analistët.

Në një postim në Facebook, Syla ironizoi me qëndrimet e Kicës, duke e quajtur atë “Doarsa Harry Potterka Kica”.

Lexo Edhe:

“A s’po e shtin ato Vetëvendosja kështu? Apo s’ka nevojë se vet hin se po xhelozon te ishi Vetëvendosje dhe ish-partneri PDK,” ka shkruar ai, duke aluduar për lëvizjet politike të deputetes.

”Për këso klonime atje në Vetëvendosje ka plotë. Kishe po na bjen diçka ma strategjike 3shi i rikthyer”, përfundon shkrimin Syla.

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica –Xhelili, i ka sulmuar analistët e debateve politike në Kosovë, në reagimin që bëri pas bisedave që u publikuan ndërmjet anëtarëve të LDK-së, ku flitej për dyshime mbi manipulime të votave me postë.

“Grupi i dytë, është grupi PDK f.m. stereo. Grupi që me eksponentët e saj “analitik”, si një radio e stërvjetëruar, të shpërndarë nëpër emisione trumpetojnë se paskan mbështetur LDK-në, por se LDK qenka sot “e paguximshme dhe bllokuese”. Këta e kanë mbështetur rrejshëm një LDK me qëllimin që të bëhet levë e PDK-së, duke menduar që kështu e legjitimojnë presionin e tyre të mëvonshëm mbi LDK-në. Ju thash pra: të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e saj.