string(107) "valon-syla-ne-t7-kosova-ka-mbete-per-vitra-as-arrestimi-si-ka-mjaftuar-kryetarit-te-federates-per-doreheqje"

Valon Syla në T7: Kosova ka mbetë për vitra, as arrestimi s’i ka mjaftuar kryetarit të federatës për dorëheqje

Futboll

Gazeta Express

12/10/2023 20:45

Valon Syla është i ftuar sonte në emisionin special të Televizionit T7 për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka mbetë për vitra, ndërsa sonte ekranin do ta mbajë vetëm nga Shqipëria.

Lexo Edhe:

“Ne vend që sot te shikojmë Kosoven, ne po i kthejmë ekranet kah Shqipëria. Në momentin që është kriju kombëtarja e Kosovës ka qenë historike. Normal që Kosovën e kam më përpara. Por, sonte e rëndësishme është që Shqipëria të ecë përpara. Kosova ia huq me selektor. Shqipëria gjithmonë ia ka qëllu me selektor. Sot e keni Armand Dukën nënkryetar të UEFA-s. Kosova duhet ta marrë situatën më seriozisht. Ne po humbin kohë, para e imazh të Kosovës. E kemi një kryetar që s’i ka mjaftuar as arrestimi për të dhënë dorëheqje. Shqipëria është integruar në nivelin e lartë evropian. Një kualifikim në Evropian për të dytën herë do të ishte e jashtëzakonshme. Kosovarët i kanë mësuar shqiptarëve për tifozllëk. Jam i dëshpëruar me Kosovën. Sonte ekranin do ta mbajë vetëm nga Shqipëria. Kosova është mbetë për vitra”, tha Syla.