string(99) "valon-syla-per-kurtin-mos-bo-filma-ne-kroaci-ndiko-ne-lirimin-e-biletave-nga-aeroporti-i-prishtines"

Valon Syla për Kurtin: Mos bo filma në Kroaci, ndiko në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

26/07/2021 7:37

Gazetari Valon Syla pas aksidentit tragjik në Kroaci ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të ndikojë në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Kjo deklaratë e Sylës vjen pasi që Kurti ka shkuar në Kroaci pas aksidentit tragjik.

Lexo Edhe:

Sipas gazetarit kosovar, Kurti më mirë do të ishte të ndikonte në lirimin e biletave “se sa të bënte filma në Kroaci”.

Në Facebook, Syla tutje iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Kryeministri Albin Kurti ma mirë është me i pa modalitetet për me ndiku në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës me jashtë. Se sa me bo filma në Kroaci…  Boll mo rrena e filma. Nisja boni diçka pernime. Ngushllime familjeve. #albanologji #fluturimi #shtrejtë”, ka shkruar ai./GazetaExpress/