string(62) "valon-syla-reagon-pas-sulmit-fizik-ndaj-gazetarit-visar-duriqi"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 13:05

Valon Syla reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 13:05

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Syla ka shkruar se është bërë përshkrim i punës për gazetarët në Kosovës, sulmi dhe përjetimi i dhunës të paktën një herë në vjet.

Lexo Edhe:

Madje ai ka thënë se një mbështetje e madhe nevojitet edhe për Familjen e gazetarit Duriqi.

“Pothuajse është bërë përshkrim i punës për gazetarët në Kosovë, sulmi dhe përjetimi i dhunës, linçimit e tjerë bile 1 herë në vjet.

Visar Duriqin e paskan sulmuar keq te dera e shtëpisë. E di që ai nuk ndalet sepse e njoh mirë. Dënim për dhunën ndaj shprehjes së lirë. Me ty babikë, gjithmonë.

Në këso raste, më së shumti tmerrohet familja, sepse ata nuk janë mësuar apo trajnuar për presionet e ndryshme, që i përjetojnë gazetarët, të cilët, pak a shumë edhe janë të pregaditur për këso lloj situatash dhune e presionesh.

Andaj një mbështetje e madhe në këto momente nevojitet edhe për Familjen Duriqi.”