Van Dijk kërkon nga skuadra të reagojë, pas humbjes së parë në Premierligë pas 28 xhirove…
Pas 27 ndeshjeve pa humbje dhe 18 fitoreve me radhë, Liverpooli pësoi të shtunën disfatën e parë.
Watfordi befasoi liderin e Premierligës duke e mposhtur 3-0 në xhiron e 28-të, për t’ia humbur shanset që të vendosë rekord historik.
Liverpooli kishte mundësinë të bëhej skuadra e parë në histori të Premierligës që fiton 19 ndeshje një pas një, por u ndal nga Watfordi dhe tani këtë rekord e ndanë me Liverpooli – që të dyja me nga 18 fitore me radhë.
Rekordi tjetër që synonte Liverpooli ishte të shpallurit kampion pa asnjë humbje, rekord të cilin e mbanë Arsenali, edhe këtë e humbën të besuarit e Jurgen Klopp.
Sido që të jetë, Virgil Van Dijk thotë se asnjëherë s’kanë menduar për rekorde dhe ka kërkuar nga skuadra që të reagojë menjëherë në sfidën e radhës.
“Është e dhimbshme të humbasësh, nuk është e pranueshme të mposhtesh 3-0”, u shpreh Van Dijk për Sky Sports.
“Ata e kanë merituar fitoren, ne duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë punën. Nëse shikojmë ecurinë gjatë gjithë sezonit, kemi bërë shumë mirë deri këtu”.
“Rekordet? Ne nuk i kemi përmendur kurrë, rekordet janë vetëm për mediat. Ne mendojmë vetëm për ndeshjet e ardhshme, duam të reagojmë”, shtoi holandezi.
Me një ndeshje më shumë se Manchester City, Liverpooli edhe më tej është 22 pikë para vendit të dytë – çka do të thotë se vetëm një rënie drastike e skuadrës mund të bënte që Klopp me të tijtë të humbasë titullin e Anglisë. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...