string(38) "vatikani-papa-francesku-eshte-varrosur"

Vatikani: Papa Françesku është varrosur

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 15:34

Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e “Santa Maria“ në Romë, kanë njoftuar nga Vatikani, shkruan CNN, transmeton Express.

“Riti i varrimit të Papës filloi në orën 13:00. me orën lokale në një ceremoni të kryesuar nga kardinali Kevin Farrell, i cili ishte ngarkuar të bënte aranzhimet për funeralin e Françeskut dhe që së shpejti do të ndihmojë në organizimin e një konklava për zgjedhjen e pasuesit të Françeskut“, ka njoftuar Vatikani

Lexo Edhe:

Derisa ceremonia përfundoi në orën 13:30.

Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit.

Në testamentin e tij, papa i ndjerë kërkoi që varri i tij të mbishkruhej vetëm me fjalën: “Franciscus”.