Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet sërish për të vazhduar seancën konstituive që nisi për herë të parë më 15 prill.
Seanca do të nisë nga ora 10:00.
Deri tash është arritur votimi i raportit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe janë betuar deputetët.
Pika ku ka ngecur konstituimi i kuvendit është votimi i kryeparlamentares. VV ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, mirëpo nuk ka gjetur përkrahje nga partitë tjera.
Dje u mbajt një seancë por Glauk Konjufca propozoi që të mos shkohet fare në votim duke thënë se ka pasur deklarime që s’do të votohet Haxhiu nga opozita. Ky propozim u përkrah nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Ky veprim i Deharit u cilësua si shkelje e rregullores së Kuvendit, mirëpo pritet të shihet nesër nëse do të vihet ose jo në votim propozimi për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...