Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri në dorëheqje i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka theksuar se punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë po ecin me një dinamikë të lartë dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti.
Ai ka theksuar se ky stadium i ri dhe modern do të jetë një aset i rëndësishëm për qytetin, duke i ofruar një infrastrukturë më të madhe dhe më moderne klubeve, sportistëve dhe tifozëve mitrovicas.
Çeku ka shtuar se punimet nuk do të ndalen me stadiumin e Mitrovicës. Ai ka përmendur se janë në proces edhe stadiumet në qytetet e tjera të Kosovës, përfshirë Shtimjen, Gjakovën dhe Hogoshtin e Kamenicës, si dhe pesë stadiume ndihmëse.
Gjithashtu, ai ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojnë edhe punimet në qytete të tjera të rëndësishme, si Gjilani, Prizreni, Peja, Ferizaji, Vushtrria dhe Suhareka.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...