Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë - Gazeta Express
string(53) "vazhdon-endrra-bad-news-eagles-arrijne-fitoren-e-dyte"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2022 15:55

Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

Sporte tjera

Gazeta Express

23/04/2022 15:55

Ekipi kosovar, Bad News Eagles ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.

Djemtë kosovarë triumfuan 2:0 ndaj ekipit rus, ASG, 16:2 dhe 16:13 në dy “map-a”, shkruan Gazeta Express.

Tani, BNE ka dy fitore dhe dy humbje në këtë kampanjë dhe ëndrra e tyre për kualifikim në atë turne vazhdon ende.

Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen përfundimtare nesër, por kundërshtari ende nuk dihet. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement