Vazhdon solidariteti i Kosovës për të prekurit nga tërmeti - Gazeta Express
string(58) "vazhdon-solidariteti-i-kosoves-per-te-prekurit-nga-termeti"

Gazeta Express

28/11/2019 14:38

Vazhdon solidariteti i Kosovës për të prekurit nga tërmeti

Gazeta Express

28/11/2019 14:38

Menjëherë pas lajmit se Shqipëria u ballafaqua me një tërmet të fortë  i cili shkatërroi shumë vendbanime, një mobilizim i jashtëzakonshëm erdhi nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Shumica e ndihmave nga shumë vende në Kosovë u mblodhën në Prishtinë, pikërisht në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sheshi i Prishtinës mblodhi njerëz të vullnetit të mirë, e të cilët edhe një herë dëshmuan lidhjen e fortë që kanë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Pasi u kuptua për ngjarjen e dhimbshme që ndodhi të martën, ishin grupet e ndryshme që bënë thirrje për ndihmë dhe kështu, u deshën vetëm disa minuta që qytetarët me qese në duar t’ia mësyjnë sheshit në Prishtinë.

Për pak orë u siguruan veshmbathje, pako ushqimore e të holla, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri i cili mori jetë njerëzish e shkaktoi dëme të mëdha.

Solidarizimi i kosovarëve për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti po vazhdon.

Qindra kosovarë tashmë gjenden në Shqipëri duke u ndihmuar atyre, por ka edhe të atillë që kanë lëshuar shtëpitë e hotelet për t’i akomoduar familjet, shtëpitë e të cilave shkatërroi tërmeti i shkallës 6.4 të riterit. /Gelina Maloku

Advertisement
Advertisement
Advertisement