Vazhdon të rritet numri i të ardhurve nga Shqipëria në Malishevë - Gazeta Express
string(64) "vazhdon-te-rritet-numri-i-te-ardhurve-nga-shqiperia-ne-malisheve"

Gazeta Express

01/12/2019 8:41

Vazhdon të rritet numri i të ardhurve nga Shqipëria në Malishevë

Gazeta Express

01/12/2019 8:41

Numri i personave dhe familjeve të cilat janë zhvendosur nga Shqipëria, kryesisht zona e Durrësit dhe po strehohen në Malishevë, po vazhdon të rritet.

Sipas komunës, të gjitha këto familje janë strehuar në shtëpitë e banorëve të Komunës së Malishevës, ndërsa komuna së bashku me shërbimet tjera është duke iu ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Krahas evidentimit të personave të cilët janë strehuar, ju është ofruar edhe pako ushqimore dhe higjienike, si dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore, nga ekipet e shërbimit shëndetësor në Malishevë. Krahas shërbimit shëndetësor, edhe organizata humanitare “Nëna Terezë”, gjithashtu është duke mbështetjen e saj”, thuhet në njoftim.

Ekipet përgjegjëse komunale, janë në shërbim për ofrimin e mbështetjes së duhur për të gjithë të zhvendosurit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement