Ilir Hoxha ka përcjellë një mesazh këtë të mërkurë, pas vdekjes së nënës së tij, Nexhmije Hoxhës.
Ilir Hoxha shprehet se nëna e tij, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, ia kushtoi jetën lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re.
MESAZHI
Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërim të thellë
ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga
jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë
së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të
ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.
Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i
paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në
Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020