string(42) "vdes-kengetari-i-njohur-kosovar-luan-hajra"

Vdes këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra

Rozë

Gazeta Express

27/02/2022 13:36

Këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra ka vdekur ditën e sotme, lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Donika përmes një postimi në rrjetin social “Facebook.

Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949, në qytetin e Mitrovicës, ndërsa kënga e famshme e tij “Nëpër telat e telefonit” ishte një hit i madh për kohën.

Lexo Edhe:

“Të dashur miq dhe familjarë, varrimi i të ndjerit të babait tonë Luan Hajra bëhet sot në kohën e Ikindis në orën 15:15 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur i gjitha Viseve Shqiptare, Luan Hajra”, thuhet në njoftim.