string(64) "vdes-mjekja-kosovare-specialistja-e-dermatologjise-halide-haziri"

Vdes mjekja kosovare, Specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 11:38

Doktoresha kosovare dhe specialistja e Dermatologjisë, Halide Haziri, ka vdekur në orët e pasditës të së premtes. Lajmin për këtë e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Në këtë njoftim të Spitalit të Gjilanit, shkruhet se doktoresha Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e spitalit në përgjithësi.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Dr.Halide Haziri specialiste e Dermatologjisë.

Dr Halide Haziri do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri dhe Podvorica, miqëve dhe të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr.Halide Hazirin.

 U prehtë në paqe shpirti i saj!