string(24) "vdes-mjekja-rabihan-dema"

Vdes mjekja Rabihan Dema

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 19:46

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e Dr.Rabihan Dema, e cila përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Shkupit, ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Tetovës.

Deri në pensionimin e saj u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në lëminë e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, njofton OMK.

Lexo Edhe:

“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftim.