Vdes në moshën 35-vjeçare legjenda e klubit nga Premierliga - Gazeta Express
string(50) "vdes-ne-moshen-35-vjecare-legjenda-e-klubit-anglez"

Gazeta Express

19/03/2020 15:35

Vdes në moshën 35-vjeçare legjenda e klubit nga Premierliga

Gazeta Express

19/03/2020 15:35

Ish-mesfushori i Cardiff City, Peter Whittingham, ka vdekur sot në moshën 35-vjeçare, njofton klubi nga Premierliga.

Whittingham nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda në kokë dhe ka vdekur në spital të enjten, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte duke u trajtuar në spital pas një lëndimi të rëndë në kokë pasi ishte rrëzuar më 7 mars.

Në një komunikatë për media, Cardiff City njoftoi: “Me keqardhje dhe pikëllim të madh ju njoftojmë se Peter Whittingham ka vdekur sot në moshën 35-vjeçare. Na është thyer zemra”.

Ai ishte pjesë e Cardiffit që prej vitit 2007 dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të klubit.

Whittingham i kishte bërë 450 paraqitje për klubin, duke i shënuar 98 gola para se ta përfundonte karrierën në Blackburn më 2018.  

Advertisement
Advertisement
Advertisement