Vdes në moshën 65-vjeçare ylli i ‘Peaky Blinders’, u diagnostikua me tumor 8 javë më parë - Gazeta Express
string(86) "vdes-ne-moshen-65-vjecare-ylli-i-peaky-blinders-u-diagnostikua-me-tumor-8-jave-me-pare"

TV/Film

Gazeta Express

07/12/2023 21:31

Vdes në moshën 65-vjeçare ylli i ‘Peaky Blinders’, u diagnostikua me tumor 8 javë më parë

TV/Film

Gazeta Express

07/12/2023 21:31

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah.

Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim.

Ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.

“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement