string(80) "vdes-ne-qkuk-punetori-qe-ishte-lenduar-ne-vendin-e-punes-ne-malisheve-me-7-prill"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:56

Vdes në QKUK punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Malishevë më 7 prill

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:56

Një person në fshatin Dragobil të Malishvës kishte pësuar lëndime në vendin e punës më 7 prill.

Sot Policia e Kosovës është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë ai. /Gazeta Express