string(68) "vdes-nje-person-ne-nje-aksident-te-rende-ne-rrugen-prishtine-ferizaj"

Vdes një person në një aksident të rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

20/04/2025 10:20

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se lëndrime të rënda trupore ka pësuar edhe një person tjetër.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal, tha zëdhënësja.