string(48) "vdes-veprimtari-i-ceshtjes-kombetare-ahmet-metaj"

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Ahmet Metaj

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 8:58

Ka ndërruar jetë në Berlin të Gjermanisë, veprimtari i çështjes kombëtare, Ahmet Metaj.

Ai u dallua për angazhimin e tij si organizator i demonstratave të vitit 1981. Ahmet Metaj ishte një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare, duke dhënë një kontribut të çmuar në periudha të rëndësishme të historisë.

Lexo Edhe:

Ishte edhe themelues i shkollës Shqipe “Dituria” ne vitin 1976 dhe i klubit “Bajram Curri ” në vitin 1981 në Berlin.

Ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën në ora 14;00 në fshatin Shushicë të Istogut.