Vdiq boksieri që godiste me grushte në ajër ndaj kundërshtarit të padukshëm - Gazeta Express
string(75) "vdiq-boksieri-qe-godiste-me-grushte-ne-ajer-ndaj-kundershtarit-te-padukshem"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/06/2022 14:05

Vdiq boksieri që godiste me grushte në ajër ndaj kundërshtarit të padukshëm

Sporte tjera

Gazeta Express

08/06/2022 14:05

Simiso Buthelezi ka vdekur sot në spital pas lëndimeve të rënda të pësuara në tru gjatë meçit të boksit që u bë viral të dielën në Durban, Afrikë e Jugut.

Boksieri i kategorive të lehta pësoi disfatë në mënyrë të çuditshme.

Ai në fakt ishte duke e grushtuar kundërshtarin, por më pas filloi të godiste në ajër dhe dukej si të ishte duke luftuar kundër një kundërshtari të padukshëm, njofton “TalkSport”, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast referi e ndërpreu menjëherë meçin, përballë të së cilit boksieri filloi të “gjuante” në ajër.

Më pas, Buthelezi i humbi ndjenjat, në rundin e fundit dhe final, i vlefshëm për turneun WBF All Africa Lightweight Title në “Greyville Convention Centre”.

Boksieri afrikan qëndroi disa orë në gjendje koma në spital, ndërsa më pas u njoftua se ndërroi jetë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement