Vedat Muriqi i lë mbrapa yjet e Barçës dhe Realit, shpallet lojtari i muajit janar në La Liga - Gazeta Express
string(93) "vedat-muriqi-i-le-9mbrapa-yjet-e-barces-dhe-realit-shpallet-lojtari-i-muajit-janar-ne-la-liga"

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 19:04

Vedat Muriqi i lë mbrapa yjet e Barçës dhe Realit, shpallet lojtari i muajit janar në La Liga

Futboll

Gazeta Express

30/01/2026 19:04

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka arritur edhe një sukses në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

“Pirati” siç njihet në futbollin spanjoll, është shpallur lojtari i muajit janar, duke lënë mbrapa yjet e Barcelonës dhe Real Madridit.

Vedat Muriqi luajti katër ndeshje në muajin janar në La Liga, ndaj Gironas, Rayo Vallecanos, Athletic Bilbaos dhe Atletico Madridit.

Gjatë këtyre katër ndeshjeve, Muriqi ka shënuar pesë gola, duke përfshirë edhe një “hattrick” ndaj Bilbaos.

Në përgjithësi, Muriqi ka shënuar 14 gola në La Liga deri më tani në 20 ndeshje të këtij edicioni.

Megjithatë, ai dhe Mallorca kanë ende punë për të bërë, për t’i ikur zonës së rrezikshme, pasi gjenden në pozitën e 18-të me 21 pikë të tubuara nga 21 ndeshje.

Muriqi me Mallorcan rikthehen në aksion më 2 shkurt ndaj Sevillas./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement