Në orën 13:30, në GJKKO do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg. Pas dy muajsh në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin dhe informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme.
Seanca e mëparshme e 16 Prillit u shty për shkak të kërkesës së avokatëve të tij për kohë shtesë për të njohur aktet hetimore. Gjyqtari Erjon Bani vendosi shtyrjen për në 23 Prill, ora 13:00.
Më parë, kërkesa e Veliajt për të ndryshuar masën e sigurisë u rrëzua në Apelin e Posaçëm.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...