Vëllaznimi e fiton dramën përballë Trepçës - Gazeta Express
string(42) "vellaznimi-e-fiton-dramen-perballe-trepces"

Sport

Gazeta Express

23/10/2022 19:14

Vëllaznimi e fiton dramën përballë Trepçës

Sport

Gazeta Express

23/10/2022 19:14

Vëllaznimi ka shënuar fitore kundër Trepçës në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 75:72, shkruan Gazeta Express.

Mitrovicasi, Burim Zekiqi, shkëlqeu sonte me 19 pikë dhe ishte më meritori me treshet e tij që gjakovarët u rikthyen në lojë, dhe e fituan krejtësisht në fund.

19 pikë shënoi edhe Anthony Adger. Madje, Adger e shënoi në sekondat e fundi tre pikëshin e fitores.

Drilon Hajrizi me 17 pikë ishte më i dalluari te “Xehetarët”.

Vëllaznimi, që tani ka tri fitore dhe katër humbje, renditet i pesti në tabelë me 10 pikë.

Kurse, Trepça renditet e treta me 11 pikë. Për mitrovicasit ishte kjo humbja e tretë, krahas katër fitoreve. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement