Vëllaznimi fiton bindshëm ndaj Istogut - Gazeta Express
string(38) "vellaznimi-fiton-bindshem-ndaj-istogut"

Sport

Gazeta Express

29/10/2023 19:10

Vëllaznimi fiton bindshëm ndaj Istogut

Sport

Gazeta Express

29/10/2023 19:10

Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Kuqezinjtë” triumfuan sonte në udhëtim ndaj Istogut me rezultatin 65:102. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Karagaçi” të Pejës, shkruan Gazeta Express.

Samuel Sessoms me 25 pikë dhe Jordan Dallas me 21 sosh, ishin dy më meritorët në fitoren e gjakovarëve.

Te istogasit u dallua Tyrese Prince, me 16 pikë.

Për Vëllaznimin ishte fitorja e dytë, krahas katër humbjeve, kurse për Istogun humbja e pestë, krahas një fitoreje.

Vëllaznimi në xhiron e ardhshme e pret Sigal Prishtinën, kurse Istogu luan në udhëtim te Proton Cable Prizreni. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement