Vëllaznimi përforcohet me Joshua Nurse - Gazeta Express
string(38) "vellaznimi-perforcohet-me-joshua-nurse"

Sport

Gazeta Express

31/10/2023 18:37

Vëllaznimi përforcohet me Joshua Nurse

Sport

Gazeta Express

31/10/2023 18:37

Joshua Nurse është përforcimi më i fundit i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.

25-vjeçari, që luan në pozitën e alo-qendrës, është i gjatë 207 centimetra.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Bundesliga e Austrisë, Kolesterneuburg.

Joshua Nurse pritet të debutojë të shtunën, në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës.

Njoftimi i plot nga KB Vëllaznimi (pa ndërhyrje):

“MIRËSEVJEN JOSHUA NURSE

KB Vëllaznimi prezanton befasinë për tifozët para ndeshjes së sezonit ndaj KB Prishtinës – transferimin e alo-qendrës Joshua Nurse.

25 vjeçari i gjatë 207CM vjen nga Bundesliga e Austrisë ku së fundmi luajti për BK Kolesterneuburg. Në 32 ndeshje ai ishte pjesë pivotale e skuadrës drejt arritjes së synimeve ekipore.

Më parë ai ka performuar edhe per Kozuvin dhe Dinamo Tbilisin, ku në Gjeorgji ishte prej lojtarëve më të dalluar mesatare prej 10.8 pikë, 12.2 kërcimeve, 1.7 asistimesh dhe 0.8 bllokadash çka dëshmon potencialin e tij të hatashëm.

Ai tashmë i është bashkangjitur familjes tonë dhe do të jetë gati për super ndeshjen ndaj KB Prishtinës të shtunën”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement