Vëllaznimi triumfon ndaj Borës - Gazeta Express
string(30) "vellaznimi-triumfon-ndaj-bores"

Basketboll

Gazeta Express

15/12/2024 21:01

Vëllaznimi triumfon ndaj Borës

Basketboll

Gazeta Express

15/12/2024 21:01

Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 89:79 (21:12, 24:18, 25:22, 19:27), në javën e 12-të të Superligës.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fitoi 21:12, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, për të ngritur më shumë epërsinë, 24:18, duke shkuar në pushim me rezultat 45:30.

Periudha e tretë ishte më e baraspeshuar, 25:22, derisa në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve nga mysafirët, kuqezinjtë ruajtën epërsinë dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 89:79.

Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ku Jetmir Zeqiri kishte 13 pikë e 13 kërcime.

Vëllaznimi ka pesë fitore e shtatë humbje, kurse Bora dy fitore e nëntë humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement