Vëllezërit nga Kosova iu shtrojnë drekë veteranëve amerikanë - Gazeta Express
string(62) "vellezerit-nga-kosova-ju-shtrojne-dreke-ushtareve-amerikane-11"

Gazeta Express

29/11/2019 20:11

Vëllezërit nga Kosova iu shtrojnë drekë veteranëve amerikanë

Gazeta Express

29/11/2019 20:11

Në restorantin ‘202 italian Bistro’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëllezërit Selimi nga Kosova ju shtruan drekë veteranëve amerikanë dhe familjeve të tyre për festën e Falënderimeve.

Genc Selimi dhe vëllai i tij Fatosi, kanë lindur në Kosovë dhe në SHBA erdhën si refugjatë gjatë luftës së fundit të Kosovës. Vëllëzërit Selimi këtë vepër e kanë bërë në shenjë falënderimi për shkak të kontributit që ushtria amerikane dha në luftën e Kosovës.

Në këtë restorant kanë ngrënë ushqim falas nga vëllezërit kosovarë afërsisht 200 veteranë me familjarët e tyre.

Madje veterani i ushtrisë amerikane, James Yee, nga Belleville, vendosi të bënte një foto të ushqimit të tij para se të hante në restorantin e vëllezërve kosovare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement