Vendimi i Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ka nxitur edhe vende të tjera që të kërkojnë njohjen nga shteti i madh afrikan, shkruan Gazeta Express.
Përmes një shkrese zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Republikë së Somalilandit, një vend që e ka deklaruar pavarësinë nga Somalia në vitin 1991 në kohën kur drejtohej nga regjimi ushtarak diktatorial i Siad Barres, kanë kërkuar që Kenia t’ua njohë pavarësinë.
Somalilandi në këtë shkresë të tyre kanë përshëndetur vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës duke thënë se ky vendim është një “dëshmi e fortë e Kenias për përkushtimin ndaj parimeve të ligjit ndërkombëtar, të drejtës për vetëvendosje dhe promovimit për paqe dhe stabilitet”.
Gjithashtu Ministria e Jashtme e këtij vendi pretendon se trajektorja e ecjes së tyre drejt pavarësisë është e njëjtë me atë të Kosovës.
“Republika e Somaliland, e cila ka mbështetur paqen, qeverisjen demokratike dhe institucionet shtetërore efektive për më shumë se tre dekada, ndan me Kosovën një trajektore paralele të bazuar në shprehjen legjitime të vullnetit sovran dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara për shtetësi sipas ligjit ndërkombëtar. Somaliland vë në dukje me vlerësim precedentin ligjor të vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe pohon rëndësinë e këtij precedenti në kontekstin e përpjekjeve të qëndrueshme të Somallandës për njohje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./GazetaExpress/
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐬 𝐑𝐞𝐥𝐞𝐚𝐬𝐞 The Republic of Somaliland commends Kenya’s recognition of Kosovo and urges consideration of Somaliland’s sovereign rights.
— MFA Somaliland (@somalilandmfa) March 28, 2025
https://t.co/bqgdu0d7p6 pic.twitter.com/IuTlbWwpPD