Vendos foto-finishi në 100 metra për meshkuj, amerikani Noah Lyles fiton medaljen e artë në Paris 2024 - Gazeta Express
string(101) "vendos-foto-finishi-ne-100-metra-per-meshkuj-amerikani-noah-lyles-fiton-medaljen-e-arte-ne-paris-2024"

Sport

Gazeta Express

04/08/2024 22:39

Vendos foto-finishi në 100 metra për meshkuj, amerikani Noah Lyles fiton medaljen e artë në Paris 2024

Sport

Gazeta Express

04/08/2024 22:39

Finalja e 100 metrave për meshkuj doli të jetë e jashtëzakonshme, me tetë sprinter të jashtëzakonshëm, ku i pari doli amerikani Noah Lyles.

Pas disa gjysmëfinale jashtëzakonisht të shpejta në 100 metra për meshkuj, ku u shkrua historia tashmë mbeti vetëm finalja e cila ishte po ashtu e tillë.

Kenneth Bednarek (SHBA), Fred Kerley (SHBA), Kishane Thompson (Xhamajka), Akani Simbine (Afrika e Jugut), Oblique Seville (Xhamjaka), Noah Lyles (SHBA), Letsile Tebogo (Botsuana) dhe Lamont Marcell Jacobs (Itali) luftuan për medalje.

Të tetë vrapuesit në finalen e meshkujve arritën në kohën nën 10 sekonda, ku i pari doli Noah Lyles me kohë duke rrëmbyer të artën dhe atë fal të mijtave të sekondës. Koha e tij ishte 9.79 sekonda.

Medalja e argjend e fitoi Kishane Thompson i Xhamajkës, ndërsa të bronztën e mori Fred Kerley i SHBA-ve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement