Verstappen shumë afër titullit të parë në Formula 1 - Gazeta Express
string(51) "verstappen-shume-afer-titullit-te-pare-ne-formula-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2021 10:35

Verstappen shumë afër titullit të parë në Formula 1

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2021 10:35

Max Verstappen afrohet gjithnjë e më shumë me titullin e parë kampion në karrierë në Formula 1.

Piloti holandez i Red Bullit regjistroi fitoren e 3-të radhazi dhe të 5-ën në këtë sezon pasi triumfoi duke dominuar nga Çmimin e Madh të Austrisë në shtëpinë e Red Bullit në pistën e Spielberg.

Verstappen përfitoi edhe nga vendi i 4-t i Hamilton në këtë garë duke u shkëputur më shumë në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Tashmë diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme ka shkuar në 32 pikë. Verstappen do tentojë deri në fund për të fituar titullin e parë kampion në Formula me skuderinë Red Bull.

Verstappen në garën e sotme la pas pilotin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa vendin tjetër në podium e mori Lando Norris i Mclaren, i cili vazhdon të renditet në zonën e pikëve.

Carlos Sainz me Ferrari mori në fund vendin e pestë, përpara Perez të penalizuar, kurse “Kokëkuqja” tjetër me Leclerc në timon e mbylli në vendin e tetë garën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement