Vertonghen në mes te Napolit dhe Ajaxit - Gazeta Express
string(39) "vertonghen-ne-mes-te-napolit-dhe-ajaxit"

Vertonghen në mes te Napolit dhe Ajaxit

Gazeta Express

01/01/2020 23:31

Kontrata e Jan Vertonghenit do të përfundojë në verën e këtij viti dhe belgu 32 vjeçar mund të largohet që në janar nga Londra

Sipas Daily Telegraph edhe Ajaxi edhe Napoli janë duke u përpjekur për ta marrë atë kurse Spurs mund ta largojë që në janar për shkak se do të përfitonte para nga ai, ose përndryshe do ta humbet pa para.

Lexo Edhe:

Sipas raportit të medias britanike, menaxheri i Tottenham Jose Mourinho është duke kërkuar që të këtë opsione shtesë në mbrojtje gjatë dimrit se sa dëshiron të shet lojtarë.

Në anën tjetër edhe dy skuadrat e përfolura, si Napoli ashtu edhe Ajax kanë nevojë për përforcimin e mbrojtjes që në janar. /GazetaExpress/