string(59) "vetaksident-ne-rrugen-prishtine-gjilan-nje-person-i-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 12:44

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 12:44

Një vetaksident ka ndodhur sot paradite në rrugën Prishtinë-Gjilan ku një person mori lëndime të lehta. Ai është dërguar më pas në emergjencën e Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha ai.