string(82) "vetem-54-vota-pro-albulena-haxhiut-kuvendi-del-me-njoftim-edhe-per-seancen-e-sotme"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:38

Vetëm 54 vota pro Albulena Haxhiut – Kuvendi del me njoftim edhe për seancën e sotme

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 14:38

Kuvendi i Kosovës edhe sot doli me njoftim për seancën që zgjati pak.

“Ka vazhduar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari. Në pikën e mbetur në vazhdimin e datës 27 prill, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, konfirmoi se kandidati i subjektit që përfaqëson vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu. Bazuar në rezultatin e votimit, 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Lexo Edhe:

Kuvendi njoftoi që seanca vazhdon punimet më 1 maj, në orën 10:00./Express/