string(51) "vetevendosjes-ne-prishtine-i-largohen-dy-asambliste"

Vetëvendosjes në Prishtinë i largohen dy asamblistë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 12:10

Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së.

Para seancës së sotme të Kuvendit Komunal, Lahu dhe Azemi janë pozicionuar si të pavarur.

Lexo Edhe:

Të dy asamblistët të cilët fituan ulëse në Asamblenë Komunale duke garuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ishin përballur me presion direkt nga Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të LVV-së, në fund të vitit të kaluar kur vendosën të votojnë buxhetin për vitin 2025.

Në një video që u publikua nga debati mes tyre, përmendej emri i Albin Kurtit, hajnia, pronat në Badovc e deri te akuzat e ndryshme. /Reporteri