Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën mbrëma në Suharekë. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Portalin Dukagjini se në këtë aksident një veturë është përplasur në një shtëpi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Bytyqi ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Me datë 30.03.2025, rreth orës 22:50 është raportuar se ka ndodhur një aksident te rrethrrotullimi në rrugën ‘Skënderbeu’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur ngase ngasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasojë ka goditur një shtëpi. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, ka thënë ai.