“La Gazzetta dello Sport” raporton se portieri i Tottenhamit, Guglielmo Vicario, dëshiron t’i bashkohet Interit verën e ardhshme, por “Nerazzurrët” nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit italian.
Portieri italian Vicario është i etur të transferohet tek Interi verën e ardhshme, sipas raportimit më të fundit të “Gazzetta dello Sport”.
Gazeta italiane kishte raportuar që në nëntor se Vicario dëshironte të largohej nga Spurs në fund të sezonit dhe se “Nerazzurrët” ishin të interesuar për shërbimet e tij.
Vicario është mirënjohës ndaj Tottenhamit, por synon të rikthehet në Serie A gjatë verës, ndaj Interi do të duhet të negociojë me klubin londinez, pasi kontrata e portierit skadon në qershor të vitit 2028.
Sipas raportimit, megjithatë, Interi nuk dëshiron të investojë më shumë se 20 milionë euro për të nënshkruar me ish-portierin e Empolit dhe Cagliarit, i cili ishte tashmë objektiv i “Nerazzurrëve” në vitin 2023, përpara se 29-vjeçari të kompletonte transferimin e përhershëm në Londrën e Veriut.
Vicario ka mbajtur nëntë ndeshje pa pësuar gol në 22 paraqitje me Tottenhamin këtë sezon.
Ai është portieri i dytë i Italisë pas Gigio Donnarummas dhe ka pesë paraqitje me kombëtaren./GazetaExpress/