Vidal futet në marrëveshjen e Barçës me Interin për Lautaron? - Gazeta Express
string(60) "vidal-futet-ne-marreveshjen-e-barces-me-interin-per-lautaron"

Gazeta Express

17/03/2020 16:40

Vidal futet në marrëveshjen e Barçës me Interin për Lautaron?

Gazeta Express

17/03/2020 16:40

Mesfushori kilian mund të përfundojë në Inter, ndërsa sulmuesi argjentinas në “Camp Nou”

Barcelona po e kërkon me ngulm Lautaro Martinezin, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti katalunas ndërkohë po i shikon të gjitha variantet për të arritur deri tek sulmuesi argjentinas.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se kampioni aktual spanjoll është i gatshëm ta fusë në marrëveshje edhe Arturo Vidalin.

Mesfushori kilian pëlqehet tej mase nga trajneri Antonio Conte.

Dhe, ky fakt do të mund ta bënte më të lehtë transferimin e Lautarot në “Camp Nou”.

Me këtë rast, Barça do t’ia jepte Interit Vidalin dhe një shumë parash.

Katalunasit e shohin Lautaron si zëvendësues ideal dhe afatgjatë të Luis Suarezit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement