string(73) "video-e-fundit-e-16-vjecares-ne-tik-tok-u-gjet-e-vdekur-pak-minuta-me-pas"

Video e fundit e 16-vjeçares në Tik Tok, u gjet e vdekur pak minuta më pas

Lajme

Gazeta Express

29/01/2021 7:20

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentet e fundit të adoleshentes nga Georgia, SHBA – e cila me sa duket ishte ndërprerë derisa po filmonte veten duke bërë “twerk” – pak momente para se të qëllohej për vdekje.

Kalecia “Pinky” Williams, 16-vjeçe, po filmonte veten duke vallëzuar në dhomën e një hoteli në Atlanta gjatë festës së Krishtlindjes.

Lexo Edhe:

Por ajo e fik kamerën në momentin që dikush futet në dhomën e saj.

“Ajo çfarë ka ndodhur pas videos së publikuar në TikTok gjatë orës 12:02 nuk dihet saktë, por ajo është gjetur e vdekur në 12:23”, ka bërë të ditur e ëma e saj April Smith.

E një adoleshent i cili nuk është identifikuar për shkak të moshës, prej asaj kohe po akuzohet për vrasje, dhunë fizike si dhe për posedim të armës pa leje.

E sipas hetuesve vetëm këta dy ishin në hotelin Hyatt, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat dhe adoleshentja u gjet e vdekur. /Telegrafi/