string(34) "vidhet-automjeti-ushtarak-i-arm-se"

Vidhet automjeti ushtarak i ARM-së!?

Maqedoni

Gazeta Express

28/04/2025 18:21

Një automjet transportues “Iveco Daily”, pronë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV), është vjedhur nga një servis në komunën e Gazi Babës, Shkup gjatë natës së 27/28 prillit 2025.

Rasti është raportuar dje në orën 08:40 në SPB Shkup nga pronari i servisit, S.A., i cili ka njoftuar gjithashtu se janë marrë edhe targat e një veture “Mazda” që ndodhej në servis.

Lexo Edhe:

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.